Futboll
Bllokohet Januzaj
27.01.2015 12:48
Duket se futbollisti Adnan Januzaj nuk do të mund të largohet nga Manchester Utd...

Kampioni në fuqi i Francës, PSG, tenton t’i sigurojë shërbimet e tija, por si duket janë të pamundshme, pasi që trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Louis van Gaal, nuk lejon që ai të largohet dhe në një formë e mban edhe të bllokuar.
Dirk de Vriese agjenti i Januzaj, tha se trajneri i Manchester Utd nuk dëshiron që ai të largohet.
“PSG ka kontaktuar në mënyrë direkte me Manchester Utd për të marrë informata, sepse dëshironte ta merr Januzajn gjatë këtij dimri. Por, Van Gaal nuk ka pranuar sepse i duhet Januzaj””, ka thënë Dirk de Vriese.
