Maqedoni

Geer në Gostivar, takim me kryetarin Arben Taravari

14.11.2022 17:16

Në kuadër të fushatës "Bashkimi Europian për ju" euroamabsadori Dejvid Gir është ndalur në komunën e Gostivarit...

Në kuadër të fushatës "Bashkimi Europian për ju" euroamabsadori Dejvid Gir është ndalur në komunën e Gostivarit. Me autoritetet komunale,  Gir ka folur mbi investimet dhe projektet që i financon unioni evropian. Duke folur për procesin e negociatave, Gir ka potencuar se 70% nga legjislacioni i BE-së, janë ligje që i përkasin  vetqeverisjes lokale. 
 
 
“Procesi i negociatave ka filluar, procesi i ashtuqujatur i skriningut ka filluar. Qëllimi i vizitës është që t'ju spjegojmë autoriteteve lokale  dhe qytetarëve, se çfarë do të thotë kjo në praktikë, hapat që janë marrë dhe ato që duhet ndërmarrë.Ajo që  është me rëndësi është se rreth 70% e të gjitha  ligjeve që do të harmonizohen me standarten dhe të drejtën evropiane, do të jenë në përgjegjësi të autoriteteve lokale për të aplikuar dhe zbatuar më vonë”, u shpreh euroambasadori David Geer.
 
Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, tha se zyra e tij do të interesohet edhe me shumë  për të aplikuar në projektet komunale që ofron Bashkimi Evropian.
 
“Morrëm instruksione prej ambasadorit Gir, si mund të aplikojmë për konkurse të reja që paraqiten, eventualisht për projekte që oforn BE-. Prej sot do t'a caktojë një person i cili do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me zyrën e BE-së për konkurim eventual dhe realizim t ëprojekteve në të ardhmen”, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari. 
 
Sipas Taravarit, vetëm për  një dekadë Bashkimi Evropian ka investuar në Gostivar 4.8 milion euro në 30 projekte të realizuara.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU