Maqedoni

“Rezistenca studentore”, protesta para kuvendit

14.11.2022 18:02

Një grup studentësh të Lëvizjes rinore "Rezistenca Studentore" protestuan para Kuvendit me kërkesën...

Një grup studentësh të Lëvizjes rinore "Rezistenca Studentore" protestuan para Kuvendit me kërkesën për tërheqjen e amendamenteve të propozuara në Ligjin për standardet e studentëve dhe rritjen e bursave studentore.
 
Krahas gjithë rritjes së çmimeve, ata kërkojnë gjithashtu që të rriten të ardhurat për ushqim, nga 120 në 150 denarë, të lirohen studentët nga masat shtrënguese të qeverisë, si dhe të përmirësohen kushtet në konviktet studentore. 
  
“Me vetë faktin se Maqedonia po përjeton një shkallë të caktuar të inflacionit dhe është e nevojshme të rritet mbështetja financiare dhe motivuese e studentëve. Rikonstruksioni dhe rinovimi i konvikteve studentore, sepse kushtet, në një pjesë të mirë të tyre janë katastrofike dhe çnjerëzore, është gjithashtu e nevojshme të barazohen bursat dhe që ata studentë që kanë marrë një bursë më të vogël të marrin atë tashmë më të madhe”, u shpreh studenti në Fakultetin Juridik -Shtip, Jovan Janev. 
 
Nga partija në pushtet LSDM thonë se kërkesat e studentëve duhet të miren parasysh, sipas tyre duhet të arihet një zgjidhje të përbashkët.
 
Pas reagimeve të furishme të studentëve nga LSDM, e kanë tërhequr ligjin nga procedura dhe i kanë thirrur studentët në takim me ministrin e Arsimit.
 
“Sot do të ketë një takim me përfaqësues të kuvendeve studentore dhe përmes një procesi gjithëpërfshirës do të arrijmë në një zgjidhje të përbashkët. Përmes dialogut kemi rritur bursat, kemi futur ushqmin e  subvencionuar dhe përmes dialogut do të kërkojmë rrugë për përmirësimin e zgjidhjes ligjore”, njoftojë nga LSDM.
 
Nga Lëvizja rinore "Rezistenca Studentore" theksojnë se ata e kuptojnë plotësisht situatën aktuale në të cilën ndodhet shteti dhe janë të vetëdijshëm se nevojitet racionalizimi i kostove dhe burimeve financiare. por ata janë rreptësisht kundër që racionalizimi i kostove të reflektohet vetëm tek studentët. Ata shpresojnë se me iniciativa të vazdhueshme do të gjejnë një gjuhtë të përbashkët që më mirë dhe më shpejtë për të kënaqur të drejtat e të gjithë studentëve.
 
SEDAT SELIMI