Osmani, konsulton partitë për zgjedhjet në Veri
14.11.2022 18:56
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani....

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë politike për ti konsultuar lidhur me datën e zgjedhjeve në Komunat Veriore të Kosovës, pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave nga rradhët e Listës serbe.
Si datë e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve sipas afateve ligjore është 18 dhjetori ka bërë të ditur presidentja.
“Takimi i sotëm, ku janë ftuar të gjitha partitë që kanë përfaqësim në Kuvend, dhe të gjitha partitë që janë të regjistruara në regjistrimin e KQZ-së, me seli në komunat ku do të mbahen zgjedhjet, u ftuan sot për të diskutuar datën e zgjedhjeve”, - ka thënë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
