Turqi, 22 të arrestuar për sulmin e së shtunës

14.11.2022 20:46

Policia turke ka arrestuar 22 persona....

Policia turke ka arrestuar 22 persona të dyshuar për sulmin e së dielës në Stamboll.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha se në mesin e të arrestuarve, është edhe personi që ka vendosur bombën.

Ai akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit për sulmin, që u mori jetën gjashtë personave dhe 81 u plagosën.

Në mesin e të lënduarve më lehtë është edhe një shtetase e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e vendit tonë. Ajo tanimë është kthyer në vend.

Shpërthimi në Stamboll ndodhi pasditen e së dielës në Sheshin Taksim. Përgjegjësinë për sulmin deri më tash nuk e ka marrë asnjë grup.