Zelenski, vizitë në Hersonin e çliruar

14.11.2022 19:16

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky....

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi të hënën qytetin e Hersonit, i cili javën e kaluar u çlirua nga pushtimi rus.

Ai foli me ushtarët e mbledhur në qytet dhe tha se Ukraina “është duke ecur përpara”.

Humbja e Hersonit u cilësua si zmbrapsje e madhe për Rusinë. Ushtria ruse mori kontrollin e tij shumë shpejt pasi nisi pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.  Gjatë vizitës, presidenti Zelensky tha se Ukraina është “gati për paqe”.

Ai falënderoi NATO-n dhe aleatët e tjerë për mbështetjen e vendit të tij në luftën kundër Rusisë.

I pyetur nga turma se ku tjetër mund të avancojnë forcat ukrainase, Zelensky tha: “Jo në Moskë... Ne nuk jemi të interesuar për territoret e një vendi tjetër”.

Zelensky poashtu tha se hetuesit kanë zbuluar më shumë se 400 krime lufte në zonat e Hersonit, pas largimit të forcave ruse.