Maqedoni

Shkup, sanksionohen 119 shoferë

15.11.2022 10:14

Gjithsej 119 masa janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në Shkup...

Gjithsej 119 masa janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në Shkup në aksionet e përforcuara të kontrollit në fushën e komunikacionit të cilat i zbaton Ministria e Punëve të Brendshme.
 
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (14.11.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
 
Prej masave të shqiptuara shtatë janë për vozitje pa patentë shoferi, pesë për automjete të paregjistruara dhe tre gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe tetë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë vozitjes së automjetit, gjashtë për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë dhe pesë sanksione sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.