Maqedoni

Kovaçevski: U arrit marrëveshje për ushqimin e studentëve

15.11.2022 09:41

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se ka pasur dialog konstruktiv ndërmjet shoqatave të studentëve...

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se ka pasur dialog konstruktiv ndërmjet shoqatave të studentëve, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe deputetëve dhe është arritur marrëveshje për ushqimin e studentëve.

“Më vjen mirë që u gjet një gjuhë e përbashkët sa i përket ushqimit të studentëve. Në takim u bisedua edhe për aspekte tjera të standardit të studentit e që ka të bëjë me infrastrukturën në konvikte dhe u dakorduam me ministrin e Arsimit se edhe në këtë pjesë do të bëhen përpjekje maksimale për të avancuar kushtet në konviktet e studentëve.”,- u shpreh Kovaçevski. Kryeministri shtoi se studentët gjithmonë kanë të drejtë ta thonë fjalën e tyre dhe qëndrimet.