Maqedoni

MPB njofton shoferët: Prej sot fillon obligimi për pajisjet dimërore

15.11.2022 10:28

Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se prej sot të gjithë shoferët në veturat e tyre duhet të posedojnë pajisjet dimërore....

Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se prej sot të gjithë shoferët në veturat e tyre duhet të posedojnë pajisjet dimërore.

Masat janë në përputhje me rregulloren për pajisje të obligueshme të veturave, për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion. MPB apelon deri te qytetarët të respektojnë Ligjin për pajisje dimërore, sepse vetëm kështu do të mundësojmë lëvizje të sigurt në komunikacion në kushte dimri.