Botë

Krizë pengjesh në një hotel në Tripoli

27.01.2015 13:26

Një grup persona të armatosur kanë hyrë me dhunë në hotelin "Korintia" në kryeqytetin libian Tripoli, ku si pengje mbajnë tani për tani një numër të panjohur njerëzish...

Gjatë hyrjes me dhunë në hotelin, në të cilin qëndrojnë të huaj, janë vrarë tre pjesëtarë të sigurimit të hotelit. 
 
Zëdhënësi i Agjencisë për siguri në Tripoli, Esam Al-Nas deklaroi se të shtënat me sulmuesit po vazhdojnë.
 
Menaxheri i hotelit, Hasan al-Abej theksoi se pesë sulmues të armatosur kanë hyrë në hotel, duke shtënë në ajër.
 
Al-Abej shtoi se hoteli është evakuuar para se sulmuesit të përleshen me sigurimin dhe kanë aktivizuar automobil-bombë në parkingun para objektit.
 
Përgjegjësinë për sulmin ndaj "Korintia"-s e ndërmorën luftëtarë të grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI) në Libi.
 
Në mesazhin në rrjetin social Tuiter, dega e SHI-së në pjesën perëndimore të Libisë ka shkruar se xhihadistë të tyre kanë hyrë me dhunë në hotelin, i cili është i njohur për nga ajo që në të më së shumti qëndrojnë diplomatë të huaj dhe funksionarë libianë.
 
Në Tripoli sulmet me bombë janë dukuri e shpeshtë pasi që në vitin 2011 filloi luftë qytetare në Libi.