Ekonomi

Çmimet e produkteve bazë, qytetarët ankohen për çmimet e larta

15.11.2022 14:08

Edhe përskaj paralajmërimeve se çmimet e produkteve të caktuara ushqimore do të bien....

Edhe përskaj paralajmërimeve se çmimet e produkteve të caktuara ushqimore do të bien, qytetarët thonë se ende nëpër treg çmimet janë të larta. Shporta e cila përpara ka kushtuar 1000 denarë, tani kushton dyfish, ankohen qytetarët. 
 
“Është shumë shtrenjtë. Nuk e di deri kur mund të durojmë.”,- tha një qytetare. 
 
“Nëse keni blerë për 1500, tani 3000 denarë duhen për shportën e njëjtë.”,- theksoi një qytetar. 
 
“Po jetojmë vetëm për ushqim. Nuk na mbet për asgjë tjetër, as për veshje, as për ndonjë renovim.”,- u shpreh një qytetare. 
 
Bekteshi: Çmimet do të ulen
 
Nga Qeveria qetësojnë. Çmimet do të ulen. Për sa po bëhen analizat, të cilat përfshijnë edhe vizita në terren në tregje. Ministri i Ekonomisë Bekteshi kërcënoi se nuk do të lejojë pasurim në kurrizin e qytetarëve në kohë krize. Janë forcuar kontrollet inspektuese, janë vendosur edhe gjoba.
 
“Në dhjetë ditët e ardhshme pritet të fillojë të lirohen çmimet e produkteve bazë ushqimore. Ne javën e kaluar kemi bërë analizë, gjatë kësaj jave do të bëjnë analizë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe fizike në markete. Pas unazave që i bëjmë përmes prodhuesve vendor, në bazë ditore marrin edhe të dhënat e çmimeve të importit të atyre produkteve dhe gjatë kësaj jave do t’ju informojmë për përqindjen e uljes edhe të produkteve edhe të kompanive që i kanë bërë ato ulje.”,- theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Gjithashtu po bëhen llogaritjet që rryma të mos shtrenjtohet për qytetarët pas Vitit të Ri, por edhe të kenë fatura më të ulëta për konsumatorët e vegjël. Me çmimet aktuale të bursës është më lirë të importohet energji elektrike sesa të prodhohet në TEC - Negotinë, duke pasur parasysh çmimin e lartë të naftës, thotë ministri.
 
“Qytetarët të jenë të qetë, janë bërë të gjitha përgatitjet, do të furnizohen vazhdimisht me energji elektrike. Bëhen llogaritë se nga 1 janari nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe me gjasë do të ketë ulje edhe për konsumatorët e vegjël.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Bekteshi informoi gjithashtu se është porositur edhe një transformator shtesë për në REK “Manastiri”, me çka do të shtohet prodhimi i energjisë elektrike. 

ERSAN PAJAZITI