Maqedoni

Eurodeputetja Perez: Realizoni ndryshimet kushtetuese, BE është me ju

15.11.2022 14:27

Kuvendi shtetëror të ulet dhe të mendoj për të ardhmen evropiane të vendit dhe me këtë t’i miratojë ndryshimet kushtetuese...

Kuvendi shtetëror të ulet dhe të mendoj për të ardhmen evropiane të vendit dhe me këtë t’i miratojë ndryshimet kushtetuese, që sjellin me vete të ardhmen evropiane të vendit, porositi eurodeputetja, Iratxe Garcia Perez. Parlamenti Evropian, sipas saj, punon në të mirën e vendit, por duhet kuptuar se çelësi gjendet  brenda shtetit, tek të gjitha partitë politike. 
 
“Kam ardhur në një moment të rëndësishëm, në hapjen e negociatave dhe procesin e skriningut. Një punë duhet të jetë e qartë. RMV-ja i takon Evropës, ajo është pjesë e familjes evropiane. Por ardhmëria është në duart e juaja dhe në vullnetin e kuvendit dhe qytetarëve. Është e rëndësishme që interesat partiake të lihen anash dhe të bashkohen përpjekjet që të gjendet kompromis për reformat e nevojshme... Nuk mundem të jap garanci për atë që qeveria bullgare mund ta vendosë në agjendë, por mund të garantojë  që si grup do të punojmë në Parlamentin Evropian.”,- deklaroi eurodeputetja, Iratxe Garcia Perez.
 
Kovaçevski: Pres mbështetje nga të gjithë deputetët
 
Edhe kryeministri Kovaçevski me të njëjtin apel ndaj deputetëve dhe partive politike. Vendimi për tejkalimin e bllokadës së fundit mbi hapjen e kapitujve me BE-së varet nga 120 deputetët, pas së cilës do të përfitojnë shteti edhe shoqëria qytetare, theksoi shefi i ekzekutivit.
 
“Hapi i ardhshëm në rrugën tonë evropiane do të jenë ndryshimet kushtetuese, ku pres të gjithë 120 deputetët në kuvendin shtetëror të tregojnë burrështetasi  dhe të sjellin vendim, që do të thotë progres në rrugën tonë eurointegruese. Me të vërtetë nuk qe e lehtë të sillen vendimet,   të cilat në pesë vitet e fundit i miratoi Maqedonia e Veriut.”,- u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Kovaçevski thekson se edhe reformat janë pjesë e rëndësishme që duhet t’i implementojë vendi ynë, dhe ligjet të vihen në binarin e harmonizimit me të drejtën e BE-së. 

NERMIN MULAKI FEJZULLAHU