Afera “Parazitë”, VMRO shaplos detaje të reja

15.11.2022 14:45

VMRO – DPMNE me detaje të reja...

VMRO–DPMNE me detaje të reja për aferën ‘Parazitë’. Shpalos se drejtori i Agjencisë për Fluturime Civile Tomisllav Tuntev, Zoran Gjorgjiev drejtor në Agjencinë për ndërtim dhe furnizim me hapësira afariste dhe të banimit, Nikolla Lushev anëtarë i bordit drejtues në Telekom dhe analistin, Lupço Zikov, marrin disa fish më të larta nga paga minimale.

Sipas opozitës Tuntev merr pagë prej 3 mijë e 300 euro në muaj, ndërkaq deri në përmbyllje të mandatin pagesa e tij do të arrij vlerën 160 mijë euro.

“Afera ‘Parazitë’ dëshmon se nëpër institucione fshihen një numër më i madh i funksionarëve të cilët në kushte krize përderisa pjesa më e madhe e punëtorëve punojnë për paga, ata marrin rroga të cilat në nivel vjetor disa dhjetëra mijëra euro.”,- tha Ivica Tomovski nga VMRO–DPMNE.

Kovaçevski paralajmëron ligj për pagat

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, nuk ka njohuri se si është caktuar lartësia e këtyre pagave por paralajmëron ligj për rregullimin e pagesës.

“Ju mund të keni drejtor apo udhëheqës i një bordi drejtues të një ndërmarrje shtetërore dhe të shënojë humbje vjetore, ndërkaq të marrë pagë më të madhe se sa një ministër apo presidenti të shteti. Andaj propozova dhe ky ligj po përpunohet dhe me të do të definohet paga më e lartë në shtet në sektorin publik, qoftë e presidentit dhe më pas do të caktohen pagat tjera.”,- u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Nga VMRO thonë se do të mbështesnin ligjin nëse është përmbajtësor dhe në interes të qytetarëve. (Meral Ismaili, TVM2)