Sulmi ndaj ekipit TV 24 vesti, SHGM: Të zbardhen sulmet fizike dhe psikike ndaj nesh
15.11.2022 15:16
Fella e gazetarisë në RMV dënon ashpër sulmin e djeshëm të ekipit të “TV 24 Vesti”..

Fella e gazetarisë në RMV dënon ashpër sulmin e djeshëm të ekipit të “TV 24 Vesti” që ndodhi teksa gazetarët e këtij televizioni tentonin të gjejnë qëndrimin e oligarkut kontrovers ukrainas, Oleksandar Onyshçenko, në Shkup.
ShGM kërkon nga institucionet tërësisht të zbardhin jo vetëm këtë rast, por edhe të gjitha sulmet tjera fizike apo psikike në të cilën punonjësit mediatik janë ballafaquar gjatë kryerjes së obligimeve të tyre gazetareske në terren.
“Ne jemi punonjës mediatik të cilët jemi në detyrë duke i kryer obligimet tona dhe sinqerisht po shpresojë se do të zbardhet rasti ynë dhe nuk do të përsëritet më.”,- tha xhiruesi i sulmuar, Ljubisha Ignativ.
“Rasti ynë është një ndër shembujt më të mirë se duhet ndryshuar Kodi Penal konformon kërkesave të parashtruara të shoqatave tona, sepse ne jemi në shënjestër të sulmeve të çdo individi.”,- theksoi gazetari i kërcënuar, Aleksandar Todevski.
“Kërkojmë urgjentisht të zbardhet sulmi ndaj ekipit të 24 vesti dhe njëkohësisht urgjentisht të procesuohet edhe rasti për sulmin ndaj pronës së kolegut tonë Aleksandar Todevski.”,- u shpreh kryetari i ShGM-së, Mladen Çadikovski.
ShGM vlerëson se është koha e duhur që të miratohen sa më parë ndryshimet në Kodin Penal, me të cilin do të ketë siguri më të madhe ndaj punonjësve mediatik ku çdo sulmi ndaj gazetarëve do të trajtohet si sulm ndaj një zyrtari.
Ekipi i “TV 24 Vesti” fillimisht u sulmua verbalisht dhe më pas fizikisht derisa operatori bënte incizimet të inserteve për të cilën ata pretendonin se ndodhet oligarkut kontrovers ukrainas, Oleksandar Onyshçenko.
MPB mbrëmë arrestoi sulmuesin dhe është ngritur kallëzim penal për veprën penale “Dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal. (Rexhep Qamili, TVM2)
