Maqedoni
Kuvend, 530 mln euro hua për përballje me krizën
15.11.2022 15:44
Deputetët diskutojnë propozim ligjet për huazimin e Republikës së Maqedonisë tek Fondi Monetar Ndërkombëtar...

Deputetët diskutojnë propozim ligjet për huazimin e Republikës së Maqedonisë tek Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me linjën kreditore për kujdes dhe likuiditet, si dhe për huazimin e vendit tek Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka botërore sipas Marrëveshjes për financim të Projektit për ndërtimin e institucioneve efektive, transparente dhe llogaridhënëse për menaxhimin me financat publike.
Sipas opozitës së kryesuar nga VMRO DPMNE, me këto dy huamarrje Qeveria po fut në borxh çdo qytetar me 40 mijë denarë, prandaj do të votojnë të përmbajtur.
“Vetëm sot RM do të ngarkohet me borxh prej 550 milionë euro, para që duhet t’i kthejnë qytetarët, dhe nga një buxhet i tillë aq të ngarkuar nuk e dimë se si do të servisohen ato para dhe si ky shtet do t’ia del të kthejë ato para. Ne merrnim pjesë në diskutimin e këtij pr/ligji dhe deklaruam se për këtë ligj do të votojmë të përmbajtur.”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski.
Shumica në përkrahje të propozim ligjeve për huamarrje. Konsiderojnë se janë të nevojshme në kohë krize.
“Ky është një instrument me të cilin duhet të bëhet mbrojtja nga gjendja e krizës, në të cilën ndodhet vendi, dhe u jepet vendeve si republika e jonë, dhe ka të bëjë me aplikimin e politikave të shëndosha dhe kornizë instrumentale për zbatimin e tyre.”,- theksoi deputeti i GROM-it, Panço Minov.
Të dy propozim ligjet për huamarrje në FMN dhe në Bankën Botërore janë me procedurë të shkurtuar.
SHPËTIM NUREDINI
