Botë

Arrestohet Shpend Ahmeti

27.01.2015 15:26

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh edhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, është në mesin e personave të arrestuar ditën e sotme, njofton Koha.net...

Ndërkohë, protestuesit në protestë përveç gurëve dhe gjësendeve tjera kanë filluar të gjuajnë edhe me koktej Molotovi në drejtim të Policisë së Kosovës.
 
Momentalisht në sheshin "Nëna Terezë" po qëndrojnë qindra protestues, të cilët policia po mundohet t'i shpërndajë me gaz lotsjellës.
 
Policia e Kosovës ka vënë në funksion makineri të ndryshme policore, që zakonisht përdoren për trazira sikur kjo e sotmja.
 
Në fillim kanë futur në funksion një cisternë me ujë, me të cilën provuan të shpërndanin protestuesit, të cilët megjithatë ishin të vendosur të protestojnë, duke hedhur gurë e gjësende tjera të forta në drejtim të mbrojtësve të rendit dhe ligjit.
 
Më pas, ata janë parë teksa kanë mbërritur edhe me dy makina tjera të mëdha, në tentim që të largojnë protestuesit dhe të qetësojnë gjendjen, por sërish protestuesit shihen në numër të madh në shesh dhe dhuna po vazhdon./mia