Ajri i ndotur, qytetarët ankohen për probleme të frymëmarrjes
Në Shkup u bë e vështirë të marrësh frymë...

Në Shkup u bë e vështirë të marrësh frymë. Stacionet matëse përsëri tregojnë një përqendrim të lartë të grimcave PM. Ajri është i ndotur. Njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes kanë problemin më të madh, por askush nuk është i imunizuar.
“Duam të jetojmë në qytet, por këtu ka ndotje të lartë.”,- tha një qytetar.
“Jam e sëmurë nga astma nuk mund të marr frymë.”,- theksoi një qytetare.
“Dalim më pak, vetëm kur ka diell dhe atë dalim jashtë qytetit.”,- u shpreh një qytetare.
Në kushtet e varfërisë energjetike çdo gjë dhe gjithçka do të digjet, paralajmërojnë ambientalistët, të cilët besojnë se duhet bërë kalimi i energjisë drejt burimeve të rinovueshme.
“Është e vështirë të bëhet vlerësim se sa nga amvisëritë do të tejkalojnë në shkaktar të ndotjes së ajrit. Nuk ka kështu të dhëna dhe tek ne është problem kjo gjë se përse nuk bëhen analiza të tilla.”,- theksoi një qytetar.
“Duhet ta shfrytëzojmë këtë krizë energjetike për të bërë një tranzicion dhe për të kaluar në energji të ripërtërishme.”,- theksoi një qytetare.
Nuredini: Gazi do të ishte më ekologjik
Shqetësime të tjera krijohen nga planet e ESM për të përdorur naftën si lëndë djegëse alternative për termocentralet. Padyshim që do të rrisë ndotjen e ajrit.
Ministri i Mjedisit thotë se gazi duhet të jetë burim energjie prioritar dhe bëri të ditur se shërbimet e ekspertëve në dikaster do të analizojnë me kujdes kërkesën për marrjen e lejes.
“Nëse ne të gjithë do të vazhdojmë të shfrytëzojmë gaz, do të ishte më mirë, pasi që është më ekologjike, pasi që në fund të ditës jemi të gjithë këtu që të kujdesemi për ambientin tonë.”,- deklaroi ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini.
Në kushtet e krizës energjetike, disa kompani të mëdha që kanë licencën A të integruar kanë kërkuar të përdorin energji më pak miqësore me mjedisin. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
