Maqedoni

Subvencionimi i vaktit për studentët, Kovaçevski: Në ligjin e ri do përfshihen studentët

15.11.2022 17:48

Studentët kanë të drejtë të thonë qëndrimin e tyre për zgjidhjet ligjore që janë në interes të tyre...

Studentët kanë të drejtë të thonë qëndrimin e tyre për zgjidhjet ligjore që janë në interes të tyre, ndërsa ne duhet t’i dëgjojmë dhe t’i zbatojmë kërkesat e tyre.
 
Në grupin punues që duhet ta përgatisë Ligjin e ri për vaktin e studentëve deri në mars të vitit të ardhshëm do të përfshihen edhe përfaqësuesit e tyre, thotë kryeministri Kovaçevski. Tha se në të ardhmen ky komunikim do të jetë më intensiv.
 
“Studentët kanë të drejtë ta thonë qëndrimin e tyre, duhet të përfshihen në miratimin e politikave që i tangojnë ata dhe shoqërinë. Unë mendova dhe dëshiroj kur ti kem këshillat tek unë në qeveri në kabinet sa i përket propozimit të disa vendimeve zgjedhore t’i ftoj edhe përfaqësuesit e studentëve.”,- theksoi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
 
UNSHM dhe SPA mbështet kërkesat e studentëve
 
Edhe përkundër marrëveshjes në takimin në Kuvend midis kryeministrit, ministrit të arsimit, deputetëve dhe përfaqësuesve të studentëve nën iniciativën rezistencë studentore paralajmëruan se protestat vazhdojnë. Të enjten do të marshojnë nga Ministria e Arsimit deri në kuvend duke kërkuar plotësimin e tërësishëm të kërkesave të tyre. 
 
“Shuma e vaktit të subvencionuar të studentëve të rritet nga 120 denarë në 150 denarë në ditë. Të bazohet shuma e bursave në pajtim me ndryshimet nga rritja e fundit, të rinovohen dhe sigurohen kushte normale për qëndrim në konviktet studentore, të formohen qytete studentore dhe të përjashtohen studentët nga masat kundër krizës.”,- u tha nga Parlamenti i Studentëve. 
 
Kërkesat e studentëve i mbështesin edhe Unioni i Nxënësve të shkollave të mesme të cilat bëjnë thirrje të mendohet për zgjidhje sistemore për subvencionimin e vaktit të studentëve sipas modelit të zbatuar në vendet evropiane konkretisht në Slloveni.
 
Sindikata e pavarur e akademikëve e përshëndeti propozim masën për mbështetje financiare mujore prej 3 mijë denarë për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme.
 
ADNAN HAJDARI