Maqedoni

Konkurs për projekte inovative

27.01.2015 15:42

Maqedonia do të jetë pjesë e projektit për zgjidhjen më të mirë innovative në sferën e ndërmarrësisë sociale për vitin 2015, të dedikuar për të rinj dhe studentë në vend...

Ky shpërblim ndahet në 10 vende të Evropës, me përkrahje të fondacionit ERSTE dhe “Impact Hub Viena”.
 
Këtë vit, për herë të parë në Maqedoni është organizuar nga ana e “Mlladiinfo Internacional”, e përkrahur nga “Shparkase Bank”-Maqedoni, në partneritet të “Nju Mens biznis akceleratere”-Shkup.
 
“Besoj se nëpërmjet konkursit për shpërblimin e ndërmarrësisë sociale do t’u japim mundësi të rinjve dhe studentëve të vendit të ofrojnë ide dhe zgjidhje në këtë sferë dhe njëherit do t’i nxisim të fillojnë të mendojnë për krijimin e biznesit të tyre social”- deklaroi Antoneta Ivanova nga “Mlladiinfo Internacional”.
 
“Shpërblimi për ndërmarrësinë sociale për herë të parë filloi si projekt në vitin 2009 në Austri, si tentim për t’u afruar dhe inspiruar popullsia e re për të krijuar biznes-ide me ndikim social. Sot e bëjmë në 10 vende dhe jam krenar që edhe Maqedoni është pjesë e familjes tonë”- tha projekt-menaxheri në “Social Impact Award Europe”, Çezar Neaga.
 
Edhe nga “Shparkase Bank” e vlerësuan projektin si një mundësi për të shprehur mbështetjen për të rinjtë e talentuar.
 
Për tre projektet më të mira, “Shparkase Bank” ka paraparë shpërblime prej 3 mijë, 2 mijë dhe 1 mijë euro, ndërsa janë paraparë edhe shpërblime të tjera.
 
Konkursi do të jetë i hapur në muajt shkurt-prill të këtij viti, me ç’rast është paraparë edhe organizimi i punëtorive falas në Shkup, Tetovë dhe Shtip.
 
GYLTENE SINANI