Maqedoni

Parashikimi i motit

16.11.2022 08:55

Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, nëpër lugina me paraqitje të mjegullës ose vranësirave të ulëta....

Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, nëpër lugina me paraqitje të mjegullës ose vranësirave të ulëta. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, kryesisht në pjesët veriore. Në orët e pasdites dhe të natës do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi jugor.
 
Temperatura minimale do të jetë -3°C deri 6°C, ndërsa maksimalja nga 13°C deri 17°C.
 
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, i vranët, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 14°C.