Nafta lirohet, biletat e autobusëve mbeten të njëjta
Ulja e vazhdueshme e çmimeve të derivateve të naftës nuk ka ndikuar në uljen e çmimit të biletave të autobusëve...

Edhe pse vendi tashmë dy muaj është përfshirë nga një “valë” e rënies së çmimeve të derivateve të naftës, transporti publik mbeti me çmimet e vjetra.
Të anketuarit e TVM-2 shprehen të pakënaqur nga kjo situatë dhe vlerësojnë se është e padrejtë të voziten me bileta prej 35 denarësh, kur derivatet e naftës janë me çmime më të ulëta në 8 vitet e fundit.
“Të shtrenjta janë çmimet e biletave. Përpara e kemi paguar këtë biletë, por në atë kohë edhe nafta ka qenë më e shtrenjtë. Tani kur kemi një situatë kur është ulur nafta, bileta e njëjtë është. Kërkojmë biletat të jenë më të lira”- deklaroi një qytetar.
“Sigurisht se janë të shtrenjta, pasi që ulen çmimet e naftës është mirë edhe çmimi i biletave të ulet”- tha një qytetar.
“Po, duhet të ulen çmimet e biletave, sepse populli nuk ka më para, janë pa punë”- theksoi një qytetar.
“Normalisht se janë të shtrenjta, por çfarë të bëjnë, nuk e di”- potencoi një qytetar.
Bileta në një drejtim nëpër autobusët urbanë aktualisht kushton 35 denarë, ndërsa çmimi i biletave për vozitje gjatë natës kushton plot 40 denarë.
Nga Ndërmarrja Publike e Transportit nuk deshën të prononcohen rreth kësaj çështje. Prandaj mbetet e paqartë nëse planifikojnë apo jo të ketë ulje të çmimeve të biletave. (Rexhep Qamili, TVM2)
