Maqedoni

Rikthehen alarmet për bomba në Shkup, evakuohen 7 shkolla

16.11.2022 11:25

Janë rikthyer brenda një distance të shkurtër kohore alarmet për bomba në Shkup....

Janë rikthyer brenda një distance të shkurtër kohore alarmet për bomba në Shkup. 7 shkolla u evakuuan, mëngjesin e së mërkurës, pas një alarmi për bombë që mbërriti në polici përmes një telefonate.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, denoncimet janë marrë rreth orës 09:30.
 
“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë po marrin masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet, ndërsa gjithashtu po merren masa për zbardhjen e rastit”, snjoftojnë nga MPB.
 
Situata të ngjashme janë përsëritur shpeshherë në Shkup dhe pas kontrolleve ka rezultuar se alarmi i dhënë ka qenë fals.