Maqedoni

NATO mblidhet për të diskutuar ngjarjen në Poloni

16.11.2022 13:07

Të dërguarit e NATO-s mbajnë sot një takim urgjent, për të diskutuar raportet se dy raketa ruse....

Të dërguarit e NATO-s mbajnë sot një takim urgjent, për të diskutuar raportet se dy raketa ruse, që kishin në shënjestër Ukrainën, ranë të martën në Poloni, duke vrarë dy persona.
 
Takimi mbahet me kërkesë të Polonisë – vend anëtar i NATO-s.
 
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dy diplomatë evropianë, tha se takimi mbahet në bazë të Nenit 4 të Traktatit të NATO-s.
 
Sipas këtij neni, vendet anëtare mund të ngrenë shqetësimin kur ndiejnë se “integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e tyre” janë në rrezik.
 
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë janë duke i hetuar raportet për shpërthimet në Poloni, për të përcaktuar origjinën e raketave.