Maqedoni

Rrahja në Kumanovë, MPB: Privohen nga liria 9 persona nga 18-23 vjeç

16.11.2022 13:44

Lidhur me rastin e pas mesnatës së 14 nëntorit, kur në lagjen “Orta Bunar” në pjesën qendrore të Kumanovës...

Lidhur me rastin e pas mesnatës së 14 nëntorit, kur në lagjen “Orta Bunar” në pjesën qendrore të Kumanovës, dy të rinj u sulmuan nga më shumë persona të maskuar e të organizuar,  Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ndërmori hapa konkretë duke privuar nga liria 9 prej pjesëmarrësve të këtij grupi që sulmuan të rinjtë shqiptarë. Bëhet fjalë për persona të moshës nga 18 deri 23 vjeç.
 
Spasovski: Askush s’e prish dot bashkëjetesën në Kumanovë
 
“Edhe lojtarë më të mëdhenj nuk kanë arritur që të prishin bashkëjetesën në Kumanovë. Të gjithë ne që jetojmë në Kumanovë dimë shumë mirë që të respektohemi mes vete, pa dallim se a bëhet fjalë për shqiptarë, maqedonas, turq, vllehë… sepse Kumanova paraqet një Maqedoni të vogël dhe kjo nuk do të ndodhë sepse qytetarët respektojnë njëri-tjetrin. Kur të përfundojë i tërë procesi do të dalë në pah se kujt i kanë shërbyer këta huliganë.”,- deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
 
Nga SPB - Kumanovë u bëjnë apel mediave për informim profesional të saktë dhe pa spekulime rreth arsyeve për incidentin.
 
FATLUM AQIFI