Botë

Duda: Raketat erdhën nga Ukraina, sulm i paqëllimshëm

16.11.2022 15:13

Është konfirmuar tashmë se dy raketta që ranë në Poloni, duke shkaktuar vdekjen e 2 personave....

Është konfirmuar tashmë se dy raketa që ranë në Poloni, duke shkaktuar vdekjen e 2 personave, janë raketa që i përkisnin mbrojtjes ajrore ukrainase. Por, presidenti polak, Andrzej Duda, thotë se nuk bëhet fjalë për sulm të qëllimshëm, por për një fatkeqësi. 
 
“Nuk ka absolutisht asnjë të dhënë që të tregojë se ky ka qenë një sulm i qëllimshëm ndaj Polonisë. Ka shumë gjasa të bëhet fjalë për një raketë të përdorur për mbrojtje, që do të thotë se po përdorej nga forcat e mbrojtjes së Ukrainës.”,- tha presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.
 
Stoltenberg: Sulm pa qëllim nga Ukraina, Rusia ka faj luftën
 
Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë nuk kishte asnjë indikacion se sulmi me raketa ishte i qëllimshëm, por  Rusia është përfundimisht fajtore pasi vazhdon të bombardojë Ukrainën me raketa.
 
“Analiza jonë paraprake sugjeron se incidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase e lëshuar për të mbrojtur territorin ukrainas kundër sulmeve me raketa lundruese ruse.Por më lejoni të jem i qartë. Ky nuk është faji i Ukrainës. Rusia mban përgjegjësinë përfundimtare ndërsa vazhdon luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës.”,- u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
 
Polonia e vendosi ushtrinë e saj në gjendje të shtuar gatishmërie, pas takimit urgjent që mbajti Këshilli i saj i Sigurisë Kombëtare. Kryeministri Moraviecki u shpreh se qeveria është ende duke e shqyrtuar mundësinë e aktivizimit të Nenit 4 të NATO-s, por shtoi se në fund, një gjë e tillë të mos jetë e nevojshme.
 
Ndërkohë në një deklaratë të miratuar ne fund të samitit dyditor Liderët pjesmarrës në samitin e G20-tës në Indonezi, dënuan me termat më të ashpër agresionin rus në Ukrainë dhe kërkuan tërheqje pa kushte të trupave të Moskës.
 
BELINDA KOKA ADEMI