Shkup, sërish alarme për bomba, evakuohen 7 shkolla

16.11.2022 15:32

Nuk kanë të ndalur sërish paralajmërimet për bomba....

Nuk kanë të ndalur sërish paralajmërimet për bombat në objektet shkollore në vend. Mëngjesin e së mërkurës udhëheqësit e shtatë shkollave të mesme në kryeqytet u shqetësuan pasi  në e-mailin e tyre morën mesazhin kërcënues se janë vendosur mjete shpërthyese.

Paralajmërimet e rreme për bomba, Spasovski: Sulm kibernetik ndaj shtetit

Pas evakuimit të stafit arsimor dhe nxënësve në këto shkolla, MPB konstatoi se po bëhet fjalë për kërcënime të rreme dhe se nuk është vënë  në rrezik aspak siguria në këto shkolla.

“Ky është sulm kibernetik ndaj shtetit dhe padyshim se është akt monstruoz pasi që bëhet fjalë për t’i shqetësuar fillimisht nxënësit dhe më pas prindërit, stafit arsimor dhe e gjithë shtetin. Institucionet maksimalisht janë përkushtuar në zbardhjen e plotë të këtij rasti, andaj them se shumë shpejt të kemi realizim në zbulimin e njërit prej personave të cilët e bëjnë këtë veprim.”,- deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Tashmë dy javët e fundit institucionet arsimore janë në “shënjestër” të paralajmërimeve të rreme për vendosjen e bombave dhe për këtë arsye dhjetëra shkolla e ndërpresin procesin edukativo - arsimor.

Deri tani nuk dihet se si dhe në çfarë mënyre ndoshta do të plotësohen orët e humbura mësimore. (Rexhep Qamili, TVM2)