Lirohet Shpend Ahmeti: Nuk di arsyet e arrestimit (video)
27.01.2015 16:38
Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti: Më shoqëruan në rajonin e policisë , por më pas më liruan. Nuk di arsyet....

Policia e ka arrestuar edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai ka qëlluar në sheshin “Nënë Tereza” kur policia e ka arrestuar duke mos pasur konsideratë rreth funksionit të tij, shkruan "Zëri”.
Gjithsesi ai është mbajtur për disa momente në rajonin e policisë në Prishtinë, por më pas është liruar duke u bashkuar me protestuesit.
EKSKLUZIVE | Momenti kur arrestohet Shpend Ahmeti by GazetaExpressTV
