Si u bë Onishçenko shtetas i RMV-së? Dimovski jashtë vendit, do të përgjigjet të premten

16.11.2022 16:19

Drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski...

Drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski, nuk iu përgjigj ftesë së Komisioni për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Zbulim dhe Kundërzbulim për të raportuar rreth aferës për dhënien e shtetësisë oligarkut rus, Oleksandar Onishçenko.

Ka njoftuar kreun e këtij trupi parlamentar se aktualisht ndodhet jashtë vendit dhe se për rastin mund të raportojë gjatë ditës së premte.

Kreu i Komisionit, Ljupço Prenxhov, kërkon që Dimoski të sqarojë se si Onishçenko ka kaluar filtrat e sigurisë, kur paraprakisht është ditur se është i përfshirë në raste korruptive, ka një fletarrest për të dhe se është në listën e zezë të SHBA-ve.

Ajo që neve na shqetëson është që për të mendim pozitiv ka dhënë edhe Agjencia për siguri nacionale e cila e ka detyrim të bëjë verifikim të plotë për personat për të cilët kërkohet shtetësi maqedonase, a Agjencia e ka kontrolluar gjatë një viti dhe me tre maj të vitit 2022 i jep shtetësi, ndërsa aplikimi i tij është një vit më parë që është e çuditshme se si për një vit hulumtim nuk kanë shënuar në Google emrin e Onishçenkos dhe të shihnin se është në listën e zezë të SHBA-ve.”,- tha kryetari i Komisionit, Ljupço Prenxhov.

Lëshimet eventuale gjatë dhënies së shtetësisë për Onishçenkon mund ta penalizojnë Drejtorin e Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski, në nominimin e tij për ambasador në Francë.

“Z. Viktor Dimoski, njëkohësisht është kandidat për ambasador i RMV-së në Francë. Dokumentet kanë radhë në Kuvend, por nga MPJ kërkohet që seanca për Viktor Dimoskin dhe tezat e tij të jetë e mbyllur. Arsyet nuk i di, ndoshta kanë të bëjnë me këtë temë. Por, ne si komision me interes do ta ndjekim seancën e këtij Komisioni dhe epilogu i këtij komisioni do të na ndihmojë rreth vendimit për kandidaturën e tij për në Paris.”,- theksoi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.         

Onishenko ka fituar shtetësinë e RMV-së me propozim të Federatës së Kalorësve dhe pasi organet me kompetencë kanë dhënë mendim pozitiv. (Shpëtim Nuredini, TVM2)