Maqedoni

Studentët sërish paralajmërojnë protesta, Arsovski: Qeveria është aleat i studentëve

16.11.2022 17:48

Pas marrëveshjes që zgjidhja ekzistuese për ushqimet e subvencionuara të studentëve të vlejë deri në zgjidhjen përfundimtare...

Pas marrëveshjes që zgjidhja ekzistuese për ushqimet e subvencionuara të studentëve të vlejë deri në zgjidhjen përfundimtare, sot kuvendet studentore të 7 universiteteve dhe Lëvizja "Rezistenca Studentore" njoftuan se nesër në Shkup do të mbajnë marsh për të drejtat e tyre. Qeveria siguron se së shpejti do të ketë zgjidhje konkrete. 
 
Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, tha se Qeveria është aleat i studentëve. 
 
“Studentët janë e ardhmja e Maqedonisë dhe ata duhet të përfshihen në proceset që i prekin drejtpërdrejt ose indirekt. Prandaj kjo Qeveri është aleate e tyre dhe kjo është vërtetuar shumë herë deri më tani përmes diskutimeve të përbashkëta për gjetjen e zgjidhjeve të sfidave. Për njërin prej tyre, vaktin e studentëve, pardje është arritur zgjidhja përmes dialogut, që të vazhdojë të përdoret sipas kritereve të vjetra derisa të gjendet një zgjidhje sistematike. Përkushtimi ynë  do të vazhdojë dhe po punohet për të gjitha çështjet që kërkojnë protesta të reja dhe së shpejti do të ketë zgjidhje konkrete. Në periudhën e pandemisë kemi ndarë bono për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të pjesëmarrjes dhe akomodimit në konviktet e studentëve, më pas kemi futur ushqimet e subvencionuara të studentëve, janë rritur ndjeshëm bursat e studentëve, kemi prezantuar lloje të reja bursash që nuk kanë ekzistuar në të kaluarën, u ndërtuan objekte të reja akomodimi.”,- thotë Arsovski.