Protesta në Kosovë, plagosen 20 policë, arrestohen mbi 27 protestues
27.01.2015 16:41
Zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Baki Kelani, ka dhënë detaje në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e sotme në Prishtinë...

Sipas tij, janë lënduar mbi 20 zyrtarë të policisë, ndërsa janë arrestuar mbi 27 protestues.
“Ne kemi informacione se janë të lënduar mbi 20 zyrtarë policorë. Kurse të arrestuar si protestues janë mbi 27 të tillë. Këto informacione janë të orës 15:00, ato edhe mund të kenë ndryshuar”, ka thënë Kelani.
Ai shtoi më tej se protesta ka filluar qetësisht por pas orës 1:45 është kthyer në përleshje me policinë, kjo e fundit sipas tij, ka reaguar pas provokimeve të marra nga protestuesit.
