Mickoski: Nuk ka afat për ndryshimet kushtetuese
16.11.2022 18:10
Nuk ka afat për ndryshimet kushtetuese...

Nuk ka afat për ndryshimet kushtetuese, nuk do të pranojmë hapjen e Kushtetutës nën shantazh dhe kërcënime, ishte i prerë sërish sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski.
“Nuk e di a ekziston një afat i tillë, nuk e di madje se kush e ka vendosur atë afat, por ata që vendosën për një politikë të tillë duhej ta kishin parasysh para se ta nënshkruanin marrëveshjen se nuk i kanë kushtet për një manovër të tillë politike. Nuk ka manovra të tilla politike, nuk do të ketë as ndryshime kushtetuese. Ata që me vetë faktin negociuan afatet e tilla rrezikuan të ardhmen europiane të shtetit.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
