Subvencionimi i ushqimit të studentëve, kalon propozimi për procedurë të shkurtuar

16.11.2022 18:40

Pas marrëveshjes....

Pas marrëveshjes që zgjidhja ekzistuese për ushqimet e subvencionuara të studentëve të vlejë deri në zgjidhjen përfundimtare, sot kuvendet studentore të 7 universiteteve dhe Lëvizja "Rezistenca Studentore" njoftuan se nesër në Shkup do të mbajnë marsh për të drejtat e tyre.

Në kuvend ndërkohë me 54 vota u votua propozimi që ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për subvencionimin e ushqimit të studentëve të kalojë me procedurë të shkurtuar.

Kuvendi ngarkoi Komisionin për Financa dhe Buxhet si trup punues amë dhe Komisionin Ligjvënës për ta diskutuar propozimin. LSDM arsyetohet se vakti studentor  duhet të jetë ushqim e jo ndihmë financiare.

Sipas tyre, kërkesat e studentëve janë respektuar e në këtë moment është ofruar vetëm një zgjidhje kalimtare, që nënkupton vazhdimin e pagesës së vaktit të subvencionuar të studentëve me të njëjtat kushte që u përmendën më parë se do të jetë e vlefshme deri në mars 2023”.

VMRO-DPMNE thotë se një zgjidhje e tillë momentale do të thotë vetëm zgjatje e revoltës studentore. Akuzojnë kolegët deputetë të mnaxhorancës se as që e kanë lexuar propozimin që ua la në derë qeveria e shpresuan se studentët nuk do ta vënë re se çfarë po ndodh e se do mbyllin gojën.