Botë

Të paktën 11 rekrutë policë u lënduan pasi një veturë i goditi në Los Angeles

16.11.2022 19:16

Të paktën 11 rekrutë të zbatimit të ligjit janë plagosur, të paktën dy në gjendje kritike...

Të paktën 11 rekrutë të zbatimit të ligjit janë plagosur, të paktën dy në gjendje kritike, pasi një automjet u përplas me ta ndërsa dilnin në vrapimin e mëngjesit në Kaliforni.
 
Rekrutët janë dërguar me urgjencë në spitale dhe autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar që besohet të jetë drejtuesi i automjetit, sipas Fox 11.
 
Patrulla e Autostradës së Kalifornisë thotë se incidenti ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit me orën lokale, raporton foxnwews.
 
Rekrutët thuhet se janë pjesëmarrës të Akademisë së Trajnimit të Sherifit dhe Qendrës së Shërbimeve Rajonale (STARS) në Whittier, Kaliforni. Whittier është një periferi e Los Angelosit.
 
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi incidentin.
 
Banorët e zonës i thanë Fox 11 se rekrutët e policisë në akademinë STARS shpesh vrapojnë në grupe duke veshur jelekë me shikueshmëri të lartë në zonë.