Maqedoni
Parashikimi i motit
17.11.2022 08:52
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, kryesisht paradite. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor deri juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3°C deri në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14°C deri në 18°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16°C.
