Maqedonia, vend me ekonomi mesatarisht të lirë
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Fondacioni “Heritixh” në bashkëpunim edhe me “Vollstritzhurnal”, Maqedonia është e ranguar në mesin e vendeve me liri të moderuar ekonomike, me 67,1 pikë, është mbi mesataren botërore dhe evropiane...

Sipas Indeksit për Liritë Ekonomike për 2015-tën, Maqedonia po rangohet si më e mira në rajon. Në Indeksin e të Dhënave, mes tjerash, thuhet se Maqedonia është përmirësuar dukshëm në luftën kundër korrupsionit me 44 pikë dhe tregtisë së lirë me 86,2 pikë.
Kriteret e tjera sipas të cilave bëhet indeksi, Maqedonia ka 91,4 pikë për lirinë fiskale,79,2 për lirinë e punës, 79 për të drejtën monetare, 76,1 pikë në shpenzimet e shtetit, 70,7 pikë për tregun e lirë dhe 60 pikë për lirinë e investimeve dhe financave. Gjatë viteve të fundit, Maqedonia ka përparuar në Indeksin e Lirisë Ekonomike në përputhje me kriteriumet, sipas të cilave bëhet rangimi.
Maqedonia ka bërë përparim të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave dhe reduktimin e varfërisë. Vendi ka një sistem konkurrues tatimor dhe regjim tregtar që ndikojnë në inkurajimin e sektorit privat, thuhet në raport.
Nga vendet e rajonit, në Indeksin vjetor të Lirisë Ekonomike BullgariA radhitet e 55-ta, Shqipëria në vendin e 63, Mali i Zi 66, Turqia 70, Kroacia 81, Serbia në vendin e 90 dhe Greqia në vendin e 130.
Në rangimin u përfshinë 176 vende të botës. Të ranguara të parat në këtë listë janë: Hong Kongu, Singapori dhe Zelanda e Re, dhe në fund të listës janë Venezuela, Kuba dhe Koreja e Veriut. (Farije Dauti-Bakiu)
