Kovaçevski në Beograd në Konferencë për investime në energjetikë
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendës kryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi....

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, dhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot në Beograd do të marrin pjesë në Konferencën rajonale për investime në burime ripërtëritëse të energjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, në organizim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë.
Kryeministrin Kovaçevski, së bashku me kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetarit të Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija, do t’i presin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Andreas B. Eriksen, zëvendës ministër i Energjetikës dhe i dërguar i posaçëm i kryeministrit të Mbretërtisë së Norvegjisë. Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor është paraparë të marrin pjesë në hapjen zyrtare të konferencës dhe në panel diskutimin kushtuar mundësive për investime në vendet e Ballkanit Perëndimor nga ana e investitorëve norvegjezë. Është paraparë edhe pres konferencë e përbashkët, ku do të flasin Kovaçevski, Vuçiq, Rama, Abazoviq dhe Tegeltija.
Konferenca rajonale organizohet nga ambasadat e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë, në bashkëpunim me Aleancën ekonomike nordike, Biznes asociacionin Norvegji-BeH dhe partnerët për bashkëpunim në sferën e energjetikës.
