Botë
Subvencionimi i ushqimit të studentëve, kalon propozimi për procedurë të shkurtuar
17.11.2022 11:26
Pas marrëveshjes që zgjidhja ekzistuese për ushqimet e subvencionuara të studentëve të vlejë deri në zgjidhjen përfundimtare...
Pas marrëveshjes që zgjidhja ekzistuese për ushqimet e subvencionuara të studentëve të vlejë deri në zgjidhjen përfundimtare, kuvendet studentore të 7 universiteteve dhe Lëvizja "Rezistenca Studentore" sot në Shkup do të mbajnë marsh për të drejtat e tyre.
"Për shkak të zhvillimeve aktuale të fundit në lidhje me masën e subvencionuar të vaktit të studentëve dhe standardit të studentëve në përgjithësi, ne jemi të shqetësuar si studentë. Kemi apeluar që shuma të rritet nga 120 në 160 denarë në ditë. I bëjmë thirrje deputetëve, pavarësisht se cilës parti politike i përkasin, në seancën e sotme të Komisionit për financim dhe buxhet, t'i pranojnë amendamentet, të cilat kanë të bëjnë me rritjen e shumës së subvencionimit të vaktit të studentëve në 160 denarë dhe vazhdimin e afatit. Afati për ushqimet e subvencionuara të studentëve, dhe jo siç është propozuar të jetë deri në mars-2023."
Deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE deklaroi se propozim ndryshimet e ligjit për subvencionimin e racionit të studentëve nuk janë në interes të studentëve dhe nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate.
“Andaj dorëzojmë dy amendamente me të cilat kërkojmë që racioni studentor në vend të 120 denarë të jetë 160 denarë dhe në vend që afati për racionin të jetë deri në mars të vitit të ardhshëm ai të jetë deri në fund të vitit akademik 2023”, deklaroi Stojanovski.
