Maqedoni

Trençevska: Lista e mbështetjes financiare mund të zgjerohet

17.11.2022 14:48

Kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve nga dhjetori i këtij viti do të marrin mbështetje financiare...

Kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve nga dhjetori i këtij viti do të marrin mbështetje financiare, si pjesë e paketës së re të masave kundër krizës, bën të ditur ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. Ajo njëherit nuk e përjashton mundësinë e zgjerimit të listës së qytetarëve që janë identifikuar si kategoritë më të cenueshme.

“Prindërit e vetëm, përfituesit e ndihmës së garantuar, personat me aftësi të kufizuara, mbi 26 vjeç dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, personat që kanë kompensim sipas Ligjit përmes Agjencisë për Punësim, në katër muajt e ardhshëm do të marrin 3.000 denarë në muaj të ardhura shtesë. Pensionistët me pension deri në 14.000 denarë do të ndahen në dy kategori. Kategoria e parë është me pension minimal deri në 11.525 denarë. Kjo kategori do të ketë të ardhura shtesë prej 1500 denarë në katër muajt e ardhshëm. Kategoria e dytë e pensionistëve me pension prej 11.525 deri në 14.000 denarë do të ketë të ardhura shtesë prej 750 denarë në muaj. Përfituesit e përkujdesjes së dikujt do të marrin 3.000 denarë në muaj në katër muajt e ardhshëm, ndërsa personat me dëmtime trupore do të marrin 750 denarë.”,- tha Jovanka Trençevska nga MPPS.
 
Sektori joqeveritar dhe MPSS, debat rreth Ligjit të ri për Marrëdhënie Pune
 
Sa i përket Këshillit Ekonomik dhe Social, ministrja informoi se janë duke u përcaktuar masa të reja edhe për ekonominë. Këtë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale e theksoi në konferencën mbi “Format e reja të punësimit në tregun e punës”, të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, Shoqata për të Drejtën e Punës dhe Fondacioni “Impakt”. Me këtë rast u bë e ditur se Ligji i ri për Marrëdhënie Pune është në finalizim. Grupi i punës po intensifikon takimet dhe po harmonizon dallimet. Projekt ligji duhet të jetë gati së shpejti. Nga shoqata për të drejtat e punës kërkon ndryshime për punësimet me afat të caktuar, respektimin e të drejtave të punëtorëve, por edhe forcimin e kontrolleve nga Inspektorati i Punës.
 
“Ligjvënësi ynë të merret me dy standardet e punës, siç janë punësimet me afat të caktuar dhe orar jo të plotë, si dhe të punësuarit e agjencive. Ligjvënësi patjetër të merret edhe me format e reja të punësimit që i imponojnë kushtet në të cilat zhvillohet ekonomia.”,- u Todor Kalamatiev nga Shoqata për të Drejtën e Punës.
 
“E dimë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka nevojë, prandaj Organizata Ndërkombëtare e Punës vendosi ta përkrahë fillimisht procesin e reformës së legjislativës së punës, duke i përfshirë të gjitha format e punës. E dyta, ta mbështesë procesin e implementimit të ligjeve të tilla nëpërmjet përkrahjes së modernizimit të Inspektoratit të Punës.”,- u shpreh Emil Krstanovski nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
 
Kuadri ligjor duhet ndryshuar, thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevska, e cila paralajmëron debat të gjerë publik për hartimin e Ligjit të ri për Marrëdhënie Pune.
 
FITORE DEMOLLI