Maqedoni
Eurointegrimet, Mariçiq: Të mos e pengojmë veten
17.11.2022 15:10
Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq, apelon tek deputetët e kuvendit që të mbështesin ndryshimet kushtetuese....

Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq, apelon tek deputetët e kuvendit që të mbështesin ndryshimet kushtetuese, sepse sipas tij, për herë të parë në historinë e integrimit, pengesa është në duart tona. Thotë se nuk jemi edhe aq larg nga numri i deputetëve të nevojshëm për kalimin e ndryshimeve kushtetuese, por megjithatë afirmon nevojën për marrëveshje mes partive. Mariçiq thotë se për momentin ekzekutivi është më i angazhuar në procesin integrues, por thekson se edhe legjislativi së shpejti duhet t’i merr obligimet e veta. Përshëndet procedurat e filluara për disa ligje, të cilat gjatë kohë kanë pritur për diskutim.
“Patëm një takim liderësh dhe mendoj se do të kemi një sërë takimesh, të cilat duhet të sjellin atmosferë ku nuk do të lejojmë që në të jemi pengesë për rrugën tonë eurointegruese. Për herë të parë në histori bllokada është në duart tona… Jam i bindur se nuk jemi aq larg nga ku mund të shihen 80 deputetë.”,- tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq.
Në procesin e skriningut dypalësh, Mariçiq sqaron se shtetet anëtare të BE-së kanë të drejtë të parashtrojnë çfarëdo pyetje, përfshi edhe për marrëveshjet me fqinjët, por fqinjësia e mirë, sipas tij, nuk është pjesë e skriningut dypalësh.
Procesi i skriningut, Mariçiq: Lëviz sipas planit, jemi të kënaqur
Ndërkohë, është i kënaqur me rrjedhën e procesit të fazave të skriningut.
“Deri më tani në kapituj nuk janë përmendur obligimet e marrëveshjeve dhe nuk pres të përmenden. Gjithsesi në raporte trajtohet fqinjësia e mirë, mirëpo marrëveshjet dhe fqinjësia nuk shtrihen në procesin e skriningut. Duhet ta mbajmë tempon dhe gatishmërinë dhe insistojmë që për shumë pyetje të KE-së të përgjigjemi aty për aty.”,- deklaroi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq.
Kryenegociatori i vendit me BE-në shton se duhet t’i kemi parasysh vizitat e udhëheqësve të institucioneve europiane dhe diplomatëve të huaj, që në fakt, sipas tij, dëshmojnë angazhimin dhe përkrahjen e tyre në rrugën eurointegruese të vendit.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
