Ukraina: Rusia është “shtet agresor”
27.01.2015 17:04
Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një deklaratë, e cila e quan Rusinë “shtet agresor”...

Ligjvënësit e Ukrainës po ashtu kanë votuar për definimin e separatistëve pro-rusë në rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut si “organizata terroriste”, ndërsa i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë shtesë ushtarake dhe për sanksione më të fuqishme kundër Rusisë.
Por, zëvendësministri i Jashtëm rus, Grigory Karasin, ka thënë se deklarata e Ukrainës është “e pamenduar dhe e papërgjegjshme” dhe se bllokon përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare. (Ersan Pajaziti, TVM2)
