Maqedoni

Gjendja në konvikte, rinovimi i konvikteve nga janari

17.11.2022 15:50

Fotografia e rënduar në Konviktin studentor “Stiv Naumov”, pritet të ndryshohen nga janari...

Fotografia e rënduar në Konviktin studentor “Stiv Naumov”, pritet të ndryshohen nga janari. Rinovimi i këtij objekti, dhe përmirësimi i kushteve të higjienës janë pjesë e planit aksional të ministrisë së arsimit dhe shkencës, për të vazhduar edhe me rinovimin brenda tre viteve të të gjitha konvikteve të tjera në vend. Nga Asambleja universitare e studentëve të cilët u njoftuan për projektin nga vetë ministri, do të kërkojnë garanci juridike që i njëjti të mos ngec në realizim.
 
“Fotografia e përgjithshme është e keqe. Më keq është në Shtëpinë studentore “Stiv Naumov”. Ky do të ishte prioriteti. Do të mundohemi të gjejmë zgjidhje që në afat sa më të shkurtër të përmirësohet situata. S’do mungojnë as kërkesat afatgjata, në të mirë të studentëve.”,- tha Sllavço Temellkovski nga Asambleja Universitare e Studentëve.
 
“Iniciuam takimin me qëllim që zëri i studentëve të dëgjohet në institucione dhe të kemi dokument formal i cili do të përmbajë konkluza juridike me të cilat më tej do të mund të obligojmë të gjitha institucionet kompetente të veprojnë dhe nëse nuk veprojnë të bëhet mbikëqyrje pse po ngecet rreth kësaj çështje.”,- u shpreh deputetja e PLD-së, Monika Zajkova.
 
Së fundmi nga Konvikti “Stiv Naumov” nëpër rrjetet sociale u shpërndanë video imazhe për infektimin e studentëve si pasojë e kushteve të këqija. Nga ministria e arsimit paralajmërojnë shqyrtimin e rastit.
 
“Nëse është informacioni i saktë, se deri më sot tek unë në ministri nuk ka arritur një shkresë, qoftë nga palët ose qoftë nga institucionet e tjera, por nëse ka ndodhur një gjë e tillë do të jem në komunikim me drejtorin i cili patjetër që duhet të ketë përgjegjësi.”,- theksoi ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.
 
Plani për përmirësimin e kushteve në konviktet studentore do të kushtojë 20 milion euro. Studentët në Tetovë nga semestri veror pritet të akomodohen në konviktin e ri.
 
MERAL ISMAILI