Maqedoni

Beograd, konferencë për investime në energjetikë

17.11.2022 16:40

RMV, si një vend nga Ballkani Perëndimor, që është i fokusuar në prosperitet dhe zhvillim...

RMV, si një vend nga Ballkani Perëndimor, që është i fokusuar në prosperitet dhe zhvillim, punon intensivisht në sigurimin e stabilitetit dhe pavarësisë energjetike, për të cilat ka miratuar masa dhe modele, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në Konferencën për investime në burimet e ripërtërishme të energjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor të mbajtur sot në Beograd.
 
Sipas tij, Maqedonia e Veriut është e fokusuar në sigurimin e stabilitetit energjetik në kushtet e krizës botërore energjetike, për të cilën ekziston një plan afatshkurtër që deri më tani është realizuar me sukses duke aktivizuar të gjitha kapacitetet për prodhimin vendor të energjisë elektrike.
 
Ai tha se RMV ka një plan afatgjatë, një strategji për investime në Energjinë e Gjelbër, me të cilën po synon dhe përpiqet të gjeneron energji elektrike nga era, dielli dhe uji.       
                                                                                            
“Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që miratoi Strategjinë për Zhvillimin e Sektorit të Energjisë në vitin 2019, bazuar në shtyllat e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së. Jemi vendi i parë që zbaton një projekt për zëvendësimin e termocentralit të vjetër me qymyr në Oslomej të Kërçovës, ku tashmë po ndërtojmë një termocentral 120 mw në vendin e një miniere të dikurshme për lignit. Ky është një hap konkret drejt transicionit energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe tregon një vullnet të fortë për dekarbonizimin e sektorit tonë energjetik dhe me këtë edhe dekarbonizimin e ekonomisë sonë.”,- tha kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
 
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, Fatmir Bityqi, përmes një video linku  iu drejtua Konferencës lidhur me tranzicionin e drejtë energjetike dhe se si prodhimi i energjisë elektrike të bazuar me thëngjill do të zëvendësohen gradualisht nga burimet e energjisë së rinovueshme.
 
“Ne duhet të rrisim burimet e rinovueshme të energjisë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të investojmë në ruajtjen e energjisë, duke përfshirë hidrogjenin e gjelbër, si dhe në rrjete. Që të kemi energji të pastër gjatë gjithë kohës, edhe kur dielli nuk shkëlqen dhe era nuk fryn.”,- theksoi zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bitiçi.   
                                                                    
Në konferencë po marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija. Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e rajonalizimit të tregut energjetik.
 
“Do të doja të theksoja rëndësinë e rajonalizimit të tregut energjetik. Është e udhës që ne të bashkëpunojmë thënë kjo që këto tregje të jenë të strukturuara.”,- tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
Qëllimi i Konferencës është forcimi i bashkëpunimit në zhvillimin e kapaciteteve për burimet e rinovueshme të energjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor që duhet të sigurojnë pavarësinë energjetike.
 
Konferenca rajonale për mundësitë e investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë në Ballkanin Perëndimor është organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në bashkëpunim me Aleancën Ekonomike Nordike.
 
SEDAT SELIMI