Botë

Gjykata holandeze: Avioni civil “MH17” u rrëzua nga një raketë ruse

17.11.2022 17:40

Avioni civil i linjës malajziane “Mh17” u rrëzua nga një raketë e tipit “Buk” e lëshuar nga Pervomaisku...

Avioni civil i linjës malajziane “Mh17” u rrëzua nga një raketë e tipit “Buk” e lëshuar nga Pervomaisku, një lokalitet në rajonin e Luganskut. Në kohën e rrëzimit territori ndodhej nën kontrollin e militantëve separatistë pro-rusë.

Kjo është pjesa e parë e vendimit përfundimtar për rrëzimin e avionit malajzian më 14 korrik 2014, lëshuar nga gjykata holandeze e ngritur pranë aeroportit Shiphol të Amsterdamit.

“Fragmentet e raketës Buk të gjetura në trupat e viktimave janë provë e pakundërshtueshme se ishte pikërisht kjo raketë që shkaktoi rrëzimin e fluturimit”, shpjegoi gjykata.

Tetë vjet më parë, fluturimi MH17 i “Malaysian Airlines” u rrëzua ndërsa fluturonte mbi Ukrainën lindore. Boeing 777 po transportonte 283 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit ndërsa ata udhëtonin nga Amsterdami për në Kuala Lumpur më 17 korrik 2014. Aeroplani u godit nga një raketë ruse tokë-ajër dhe humbën jetën i gjithë personat në bord.