Francë, arrestohen 5 të dyshuar për terrorizëm

27.01.2015 17:07

Pesë persona, të dyshuar për terrorizëm, janë arrestuar nga policia speciale në qytetin Lunel të Francës...

Policia ka thënë se dy nga të arrestuarit janë kthyer nga Siria. Lunel ka ardhur në qendër të vëmendjes pasi mediat lokale kanë raportuar se rreth 20 të rinj janë larguar për në Siri.

Franca dhe vendet e tjera evropiane kanë shtuar përpjekjet për të luftuar militantët islamistë, pas sulmeve terroriste në fillim të këtij muaji në dhe rreth Parisit, ku u vranë 17 persona.

Një operacion i ngjashëm është zhvilluar edhe në Belgjikë, në lokalitetin Koutrai, pak kilometra larg kufirit francez, ku janë arrestuar tre persona të lidhur me grupet radikale. Në banesat e tyre janë gjetur armë dhe municione.

Edhe në këtë rast, nga ky lokalitet janë nisur për në Siri një numër i konsiderueshëm luftëtarësh. Pas ngjarjeve të Parisit, forcat speciale belge ndërmorën një operacion në qytetin Verviers, ku mbetën të vrarë 3 terroristë. (Ersan Pajaziti, TVM2)