Maqedoni

Aksident trafiku në Shkup, një çiklist ka humbur jetën

17.11.2022 18:53

Një çiklist ka humbur jetën në një aksident trafiku në qarkoren e Shkupit, bën të ditur MPB...

Një çiklist ka humbur jetën në një aksident trafiku në qarkoren e Shkupit, bën të ditur MPB. Duke konfirmuar aksidentin, policia bën të ditur se në orën 15:48 minuta është njoftuar se në qarkoren e Shkupit, afër Radishanit, në drejtim të Tetovës, ka ndodhur fatkeqësi komunikacioni, ku një automjet Mazda me regjistrim të Shkupit, që drejtohej nga R. R. 63 vjeç, ka goditur çiklistin Arbër. Sh, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, derisa A. P. ka marrë lëndime dhe me veturë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital.
 
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe policore për të hetuar rastin.