Maqedoni
Kallëzim penal për 23 vjeçarin i cili përdori kartelën e huaj bankare
17.11.2022 19:37
Njësia për Krim Ekonomik dhe Kopjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër A.T (23) nga Shkupi...

Njësia për Krim Ekonomik dhe Kopjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër A.T (23) nga Shkupi për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “përdorim të rremë të kartelës pagesore”.
Sipas policisë, gjatë muajit mars të këtij viti, ai kundërligjshëm ka marrë të dhëna bankare nga kartelë e vërtetë dhe të dhëna personale dhe më pas i ka përdorur në 16 transakcione për blerjen e shërbimeve të ndryshme.
“Në këtë mënyrë ai ka përdorur para të huaja në vlerë prej 31.659 denarë”, thonë nga policia.
