Shqipëri, 535 zyrtarë nën hetim për korrupsion

27.01.2015 17:31

Në Shqipëri, 535 zyrtarë janë nën hetim për korrupsion...

Ministri për Çështje Vendore, Bledi Cuci, deklaroi në praninë e ambasadores së Bashkimit Evropian se duhen bërë disa shembuj ndëshkimi, në mënyrë që edhe zyrtarët e tjerë të marrin mësim dhe të mos ushtrojnë korrupsion.

“Numër i madh zyrtarësh të referuar në organet e hetimit 535 të tillë, mes të cilëve një numër i madh zyrtarësh të lartë, për korrupsion. Unë mendoj që hetimi s’duhet stërzgjatur apo mbyllur, duhet vullnet i plotë nga të gjitha hallkat, për të bërë shembull që lufta kundër korrupsionit do të japë fryte. Bërja shembull ndëshkimi duhet të jetë reflektim i shumë aktorëve jo vetëm të qeverisë”- deklaroi ministri për Çështjet Vendore, Bled Cuci.

Ndërsa ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ka kërkuar nga Qeveria shqiptare rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit, pasi ky është një fenomen që nuk mund të injorohet.

Ambasadorja e BE-së premtoi më tej se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë financiarisht me projekte Qeverinë shqiptare për të luftuar këtë fenomen. (Luljeta Ndoka, TVM2)