Botë

Suedia: Gjenden gjurmë eksplozivi në tubacionet e Nord Stream

18.11.2022 10:32

Hetuesit kanë gjetur gjurmë eksplozivi në vendin e tubacioneve të dëmtuara Nord Stream...

Hetuesit kanë gjetur gjurmë eksplozivi në vendin e tubacioneve të dëmtuara Nord Stream, duke konfirmuar se kishte ndodhur sabotim, tha një prokuror suedez të premten.
 
Autoritetet suedeze dhe daneze po  hetojnë katër vrima  në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë nëpërmjet Detit Baltik dhe janë kthyer në një pikë ndezjeje në krizën e Ukrainës.
 
Danimarka muajin e kaluar tha se një hetim paraprak kishte treguar se rrjedhjet ishin shkaktuar nga shpërthime të fuqishme.
 
“Analizat që janë kryer tani tregojnë gjurmë të eksplozivit në disa nga objektet që u gjetën”, tha në një deklaratë Prokuroria Suedeze. Hetimi është shumë kompleks dhe gjithëpërfshirës. Hetimi në vazhdim do të përcaktojë nëse ndonjë i dyshuar mund të identifikohet,” shtoi ai.
 
Zyra e prokurorit nuk pranoi të jepte komente të mëtejshme.