Maqedoni

Kovaçevski-Taravari në takim, ofertë për kyçjen e ASH-së në Qeveri!

18.11.2022 10:43

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka ftuar në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka ftuar në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Pritet që në takim kreu i qeverisë t'i bëjë ofertë partisë opozitare për të hyrë në qeveri, njoftojnë disa nga mediat e vendit.
 
Jozyrtarisht, Aleanca për Shqiptarët  thotë se ende nuk kanë diskutuar për qëndrime konkrete, por presin të shohin ofertën e kryeministrit. Për momentin as që flasin për kushtet që mund t'i kërkojnë kryeministrit që partia të bëhet pjesë e Qeverisë. Ditëve të fundit pati zëra se për të hyrë në Qeveri, Aleanca për Shqiptarët  do të kërkonte tre pozita ministrore dhe zëvendësministrore dhe tridhjetë pozita drejtoresh.