Maqedoni
“Rasti Onishchenko”/ Kuvend, vazhdon debati për rolin e agjencive të sigurisë
18.11.2022 10:56
Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës...

Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës do të mbajë vazhdimin e seancës për rolin e ANB dhe AR për rastin personit Alexander Onishchenko, i cili pasi i ka siguruar mendimet pozitive nga ana e institucioneve, me vendim të qeverisë fiton të drejtën të bëhet shtetas i RMV-së.
Të mërkurën seanca u ndërprepas njoftimit se për shkak të angazhimeve të punës në Brukse, në seancë nuk mund të merr pjesë drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski.Opozita me reagime të ashpra për rastin të cilin e vlerësojnë si skandaloz, pasi bëhet fjalë për një rast në të cilin një person i cili është në listën e zezë të SHBA-së, RMV i ka dhënë shtetësinë. Presidenti i vendit Stevo Pendarovski ka deklaruar se nëse vërtetohet se drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Viktor Dimovski, është përgjegjës për dhënien e shtetësisë maqedonase për Oleksandr Onishchenko, nuk do të shkojë ambasadornë Paris. Por nëse del se mes njerëzve të katër sektorëve në ANB, njëri prej tyre është fajtor, ai duhet të largohet dhe të marrë përgjegjësi.Ditë më parë edhe kryeministri Kovaçevski deklaroi se u ka dërguar kërkesë institucioneve të cilat janë përfshirë në dhënien e dritës jeshile për nënshtetësinë e Onishçenkos, të paraqesin raport për mënyrën se si është kryer procedura.
